E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi për Ramën: Mua më ke në radhë të parë, mjafton 100 vetë t’ju zbythin…
Politikë

Kryemadhi për Ramën: Mua më ke në radhë të parë, mjafton 100 vetë t’ju zbythin…

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka thënë sot në Kuvend se  ajo do të jetë e para kundër ruspave nëse vendoset që do të shembet Teatri.

Ajo i tha Ramës se është vetëm dhe nuk mund tu mbyll gojën shqiptarëve.

Pjesë nga deklarata

Mendova se do ta shembte natën dhe do thoshte e rrëzoi tërmeti, por nuk i ka shkuar në mendje se nuk dihet se në ca efekti ka qenë.

Në kujtim të artistëve të mëdhenj që kanë luajtur në atë skenë dhe na skalitën shqiptarizmin, ky anti shqiptar kërkon ta rrëzojë. Për të kthyer vlerat e imoraliteti dhe të drogës.

Por edhe për LGBT, e them këtë se besoj në zot. Unë do jem në reshtë të parë përpara të ruspave të Ramës, do jem aty se nuk ke parë asgjë akoma. Ti me paratë e dogës po blen median dhe prokurorinë, por gojën e shqiptarëve nuk e mbyll dot. Ti je vetëm, paraja nuk është shoku i mirë. Paraja është një shok i keq, të hedh atje ku ti nuk e pret.

Tani grabit me ligj, paratë e buxhetit, me PPT e famshme, kushedi çdo shpikë ndonjë gjë tjetër, ne sot nuk i kemi votat për ta rrëzuar ligjin, ju i keni dhe shumë mirë, por ju e dini shumë mirë që mjaftojnë 100 veta për t’iu zbythur nga krimi, e patë ca ndodhi me rrugën e Kukësit

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.