E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi: Përdor ministret për vizita jashtë dhe bisedime të fshehta
Lajme

Kryemadhi: Përdor ministret për vizita jashtë dhe bisedime të fshehta

Rama do ta hajë ‘kallup’, siç e ka qejf. “Edhe 3 burra që janë do t’i bëjë si gra”. Rama ka përdorur McGonigal për të kërcënuar bizneset shqiptare!

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi në fjalën e saj në parlament dha se Rama përdor ministret për udhëtime jashtë vendit, por edhe për bisedime të fshehta

Sipas Kryemadhit, Rama ka përorur gratë për të firmosur kontrata abuzive, sic është Porti i Durrësit.

Ndërsa për inceneratorin e Tiranës, që ka firmosur vetë, tha Kryemadhi, Rama do ta hajë “kallup”.

“Jam krenare kur punoj me gra, me dinjitet, me gra luftëtare. Nuk jam dakord kur gratë nënshtrohen për qejfet e kryeministrit që firmosin aferat e tij.

Nuk jam dakord për gra të cilat firmosin evazion fiskal për pastrimin e parave të drogës që vijnë me kontejnerët e bananes dhe pastaj kthehen në hekur dhe asfalt.

Nuk jam dakord kur rritën cmimet në mënyrë fiktive dhe firmosin gratë.

Nuk jam dakord kur përdoren ministret për interesa të Ramës, qoftë për ti çuar në vizita jashtë shtetit, apo në bisedime të fshehta që ju i dini shumë mirë. Nuk jam dakord kur gratë përdoren në mënyrën më primitive, sic janë përdorur.

Nuk jam dakord edhe për të gjitha projektet që ai firmos , por vetëm një gjë ka firmosur ai, për atë inceneratorin e Tiranës dhe aty ka për ta ngrenë kallëp, ashtu sic ka qejf ti hajë dhe nuk e shmang dot”, tha Kryemadhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.