E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi: Protestat nuk do ndalen, urrejtja ndaj Ramës po shtohet
Lajme

Kryemadhi: Protestat nuk do ndalen, urrejtja ndaj Ramës po shtohet

Në një deklaratë për mediat jashtë sallës së parlamerntit, kryetarja e LSI-së, Kryermadhi ka lëshuar deklarata të forta kundër Kryeministrit Rama, duke paralajmëruar për vijimin e protestave deri në largimin e qeverisë.

“Edi Rama, nuk do të shpëtojë nga përfshirja e tij nga krimi i organizuar dhe nga përgjegjësia e tij më e madhe që shkatërroi Shqipërinë dhe e vodhi atë. Dhe as nga 468 mijë shqiptarët që janë larguar nga vendi. Protestat nuk do ndalojnë në asnjë moment. Protesta janë të formave dhe në vende të ndryshme, kemi te minatorët, naftëtarët, në Fier kundër inceneratorëve, studentët, deputetët. Çdo ditë e më shumë urrejtja dhe mallkimet ndaj tij po shtohen për shkak të asaj që i ka shkaktuar Shqipërisë. Çizmja më e rëndë është ajo e krimit të organizuar dhe është çizmja që do i bjerë në kokë Edi Ramës. Parlamenti do i kthehet normalitetit, kur ai t’i kthehet respektimit të Kushtetutës që u shkel më 15 dhjetor me zgjedhjen e Kryeprokurores.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.