E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi: Rama kur është keq, bën ftesa për tryezë. Me Bashën do takohet vetëm në kutinë e votimit
Publik News

Kryemadhi: Rama kur është keq, bën ftesa për tryezë. Me Bashën do takohet vetëm në kutinë e votimit

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi shprehet se kryeministri Rama sa herë është keq bën ftesa për tryezë me opozitën.

Në emisionin “Real Story”, Kryemadhi tha se s’ka më kohë që Rama e Basha të takohen në tavolinë por do të takohen në kutinë e votimit.

“Zoti Rama sa herë është keq bën ftesa për tryezë. Këshilli Politik për Reformën s’ka nevojë as për Ramën e as për Bashën. Janë përfaqësuesit atje. Pikat e tjera të marrëveshjes që lidhen me shit-blerjen e votës etj, do të vazhdojnë të diskutohen.

Sot nuk ke më kohë për tu ulur me zotin Rama në tavolinë sepse edhe zoti Basha e ka bërë të qartë. Tashmë ata të dy takohen në kutinë e votimit dhe s’kanë pse takohen në tavolinë. Sjellja fyese e Ramës ka prerë çdo urë komunikimi”, tha Kryemadhi.

Më tej, duke ju referuar disa veprimeve drastike të opozitës siç ishte djegia e mandateve, kryetarja e LSI tha “Sjellja e opozitës ka pasur kosto personale për drejtuesit e saj por thyeu disa tabu. Vendimet tona që mund të quhen si arbitrare, sot tregojnë se kemi pasur të drejtë.”

Kryetarja e LSI Monika Kyemadhi thotë se avantazhi pozitiv i dakordësimit me mazhorancën për Reformën Zgjedhore, është se marrëveshja nxori zbuluar Ramën dhe PS-në.

“Avantazhi pozitiv i asaj dakordësie është se nxorri zbuluar kryeministrin dhe PS. Se tregoi se donte të kapte procesin me administratën e tij. Pastaj u tërhoq dhe tha meqë nuk e pranoni administratën time do kthehemi të komisionet e mëparshme”, tha Kryemadhi në Real Story.

Gjithashtu, kryetarja e LSI tha se në një farë mënyrë fitorja e opozitës në zgjedhjet e ardhshme është e sigurt sepse popullariteti kundër Rilindjes është i madh.

“Për mua edhe sikur Rama dhe Taulant Balla t’i numërojnë votat, popullariteti kundër rilindjes është aq i madh sa çdo lloj mekanizmi që mund të përdoret do ta bëj të pamundur përkthimin ndryshe të rezultatit në kutinë e votimit”, përmbylli ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.