Kryemadhi “thumbon” Ramën dhe Bashën: Kemi nevojë për një Parlament të vërtetë dhe jo teatër! Presidenti të zgjidhet nga populli
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi prezantoi sot Ekipin e Gjeneratës për Ndryshim, nga ku “thumboi” kryeministrin Rama dhe kryedemokratin Basha.
Kryemadhi vuri në dukje se “kemi nevojë për një Parlament të vërtetë dhe jo teatër që certifikon aferat korruptive mes dy personave që mbajnë peng Shqipërinë”.
“Do të ndjek me vëmendje të gjithë punimet e ekipit të gjeneratës së re për ndryshim me premtimin për të qendruar e hapur dhe mikëpritëse e platformës suaj. LSI dhe të rinjtë e saj gjithmonë kanë sjellë risi. LSI ka qenë partia e vetme që i ka ofruar politikës të rinj dhe të reja, i ka ofruar zhvillim dhe integritet. Në një vend ku blihet imazhi, diplomacia, merita normal që do të jetë e vështirë për të rinjtë. Ndihëm krenare që në 17 vjet krijim të LSI-së u kam dhënë mundësi të pafundme të rinjve. Në 30 vitet e jetës sime politike kam pasur shansin të krijojë rrugë të reja, por ju duhet ta vazhdoni më tutje sepse gjeneratat e reja janë shumë rë rëndësishme”, tha ajo.
Kryetarja e LSI u shpreh se pas 25 prillit do kërkonin ndryshime legjislative në mënyrë që sipas saj pushteti t’i kalojë parlamentit. “Pa harruar pikën më të rëndësishme zgjedhjen e presidentit nga populli, duke u dhënë shqiptarëve një president mbi palët, për t’u dhënë qytetarëve të drejtën për të vendosur”, vijoi ajo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



