Kryemadhi tregon ‘sekretet’: Ja çfarë i thashë për 90 minuta Donald Lu-s
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka treguar detaje nga takimi i një ditë më parë në selinë e LSI me ambasadorin e SHBA në vendin tonë, Doland Lu. Në emisionin “Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipin në “News24”, Kryemadhi thotë se gjatë 90 minutave takim me ambasadorin Lu, kanë biseduar për vizitën e saj të parë zyrtare në SHBA si kryetare e LSI-së.
Më tej, Kryemadhi thotë se duke folur për situatën politike në vend, ajo e ka paralajmëruar ambasadorin Lu për sjelljen e kryeministrit Rama. Sipas saj, kreu i qeverisë “është i pabesë”, duke iu referuar edhe votës së Shqipërisë në OKB ditën e sotme.
“I thashë ambasadorit Lu të mos i zërë besë Edi Ramës. I kam thënë, Edi Rama nuk ka për ta lejuar që ti të zhvillosh reformën në drejtësi, ai ka përdorur politikën për të bllokuar reformën. Ai është i pabesë.
Kur Edi Rama i ka futur tre herë thikën pas shpine Ilir Metës që e bëri tre herë kryetar bashkie, dhe kryetar qeverie. Apo kur tradhtoi Bashës pas marrëveshjes për të kundërshtuar Metën, do të vijë dita kur të ‘tradhtojë’ edhe SHBA. Edhe sot, është i lumtur që ia ka bërë këtë amerikës, vota e sotme kundër njohjes së Izraelit, e Edi Ramës, është thika që Edi Rama i ka bërë amerikës”, u shpreh kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



