Kryemadhi: Unë k*rvë nuk bëhem, por vrasëse për fëmijët e mi po!
Monika Kryemadhi ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin Kjo Javë, ku foli hapur për situatën e saj personale dhe procesin gjyqësor në GJKKO, ku është e përfshirë së bashku me Ilir Metën.
Gjatë intervistës me gazetarin Erl Murati, Kryemadhi pranoi se gjatë kësaj periudhe është ndjerë e paragjykuar, por theksoi se nuk ka zgjedhur të paraqitet si viktimë. Ajo u shpreh se do të vijojë jetën e saj normalisht, duke u fokusuar te vetja dhe te fëmijët, pavarësisht rrethanave.
Kryemadhi hodhi poshtë lidhjen me komentet dhe aludimet që qarkullojnë në publik, duke i konsideruar ato pjesë të debatit mediatik dhe politik. Sipas saj, një pjesë e kritikave kanë ardhur edhe nga ish-bashkëpunëtorë të Metës.
Në lidhje me çështjen në gjykatë, ajo deklaroi se nuk pranon asnjë nga akuzat dhe vuri në pikëpyetje bazën e tyre, duke theksuar se beteja e saj është për të zbardhur të vërtetën përpara opinionit publik.
Gjatë bisedës, Erl Murati e pyeti nëse ishte ndjerë e gjykuar për kontrastin mes situatës së saj publike dhe faktit që ish-bashkëshorti i saj ndodhet në izolim, duke sjellë edhe një varg poetik për të ilustruar perceptimin publik.
Në përgjigje, Monika Kryemadhi u shpreh:
“Këto vargje nuk kanë lidhje me mua, por me ish bashkëpunëtorët e Metës në politikë që ka pasur, ish ministrat, ish deputetët, dhe ish miqtë e tij të ngushtë. Ne shqiptarët jemi njëshat e frustrimit mediatik. Mos prit që unë të vë kujën dhe të qaj. Unë kur qava kur Ilir Meta tha divorcohem nga Kryemadhi, mos prit që unë qoftë edhe në sallë të gjyqit edhe përpara kamerave të shtrihem dhe të bëj rolin e viktimës. Unë jetën do ta vazhdoj Erli sepse do ushqehem do jetoj, do jetoj për veten time dhe për fëmijët e mi në radhë të parë. Një bashkëpunëtor i imi, ose ish bashkëpunëtor në një tavolinë me burra, diskutonte për sjelljen time mediatike ka thënë nuk e dija që qenka kaq e përdale…Dhe unë i kam thënë unë kurvë nuk bëhem, por vrasëse për fëmijët e mi po…E paragjykuar po jam ndjerë. Sot kanë frikë edhe të vijnë tek dera përpara gjykatës qoftë edhe në solidaritet. Por për mua beteja ime është me opinionin publik për të zbardhur të vërtetën. Por nëse kjo dosje dhe këto akuza që 10 % e dosjes janë akuza gazetash, nuk pranoj asnjë akuzë…Kush është vepra penale? Ai pretendon që vepra penale ka ndodhur pas një viti.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



