Kryemadhi:”Rama ka qejf të bëjë plazh lakuriq… më mirë brekët e Violeta Manushit”
“Rama ka qejf të bëjë plazh lakuriq… më mirë brekët e Violeta Manushit”, Kryemadhi shkrin deputetët e LSI, sikletos gazetarët
Monika Kryemadhi në daljen para gazetarëve
E bujshme kjo dalje e kryetares së LSI Monika Kryemadhi për gazetarët, jo vetëm për shkak të mungesës së gjatë por edhe për deklaratat pa “doreza”.
Pyetur për projektin e Teatrit Kombëtar prezantuar dje nga kryeministri Edi Rama, Kryemadhi tha se kjo është çështje shijesh duke kujtuar edhe fotot nudo të kryeministrit.
“Kjo është çështje shijesh. Kryeministrit i pëlqen të bëjë edhe plazh nudo përshembull. Unë s’kam parëq ndonjë nga LSI të bëjë plazh lakuriq” (Vasili e Gjosha qeshin, gazetarët ulin kokën).
“Më mirë një Teatër Kombëtar që pasyqrojnë brekët e Violeta Manushit se sa vizat e bardha të kokainës”, sulmoi më tej Ramën Kryemadhi ndërsa u tha gazetarëve në fund, që mos shqetësoheshin për mungesën e saj pasi kjo është edhe një lloj strategjie.
“Edhe mos u shqetësoni për mungesën time se kjo është një lloj stargjie që ka ndejkur LSI për ti dhënë hapësira të rinjve e figurave të tjera në parti”, përmbylli kryetarja e LSI.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



