E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri Edi Rama i quan  përkrahësit e opozitës “derdimenë”
Lajme

Kryeministri Edi Rama i quan përkrahësit e opozitës “derdimenë”

Kryeministri Edi Rama i ka quajtur sot si “derdimenë” përkrahësit e opozitës. Sipas Ramës, opozita në vend po tmerron njerëzit me akuzat se s’ka më vende në spitale.

Rama ka lexuar një mesazh të një personaliteti të njohur, që sipas tij ka thënë se ka fjetur rehat, pasi pa pamjet reale të spitaleve që u transmentuan në ERTV.

 

“Një personalitet me shkruan që: shyqyr që më në fund fjeta një natë rehat pasi pash pamjet reale brenda nga spitaleve, se isha i tmerruar nga ankthi s’e s’do kishte një shtrat për mua në spital nëse do ishte nevoja.

Kjo është opozita, që kur tregon brendinë e spitaleve thotë është propagandë, dhe është për të ardhur keq për derdimenët që i ndjekin pas dhe që i dëgjojnë dhe i besojnë.

Se të thuash propagandë për atë që shikon dhe të thuash fakt për atë që vetëm dërdëllis, është me të vërtetë një fyerje e inteligjencës njerëzore”, tha Rama.

Më tej, kryeministri ka folur për shtimin e testeve dhe arsyen që sipas tij fshihet pas kësaj kërkese.

Rama tha se nxitja e sa më shumë testeve, ka nga pas interesat të lobeve të caktuara të lidhura me industritë farmaceutike.

“Flasin për teste, e çmenden miletin! Shqipëria bën më pak teste. Sot askush nuk i përgjigjet pyetjes pse vendet që bëjnë më shumë teste, s’e kanë ndaluar armikun e padukshëm të përparojë.

Ka dhe mendime që nxitja për të bërë teste është e lidhur me interesa financiare të lobeve të industrisë farmaceutike. Ka një fakt që bërja e shumë testeve s’ka sjellë ndonjë ndryshim në dinamikën e epidemisë. Këtë s’e kam thënë unë, por burime nga të cilat mësoj unë sepse unë s’jam ekspert për këtë punë”, thekson Rama.

Kryeministri Edi Rama nga takimi me strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë, i ka uruar shërim të shpejtë, drejtuesit politik të qarkut, Damian Gjiknuri, i cili është infektuar me koronavirus.

 

Rama gjatë takimit i ka uruar shërim të shpejtë edhe shqiptarët që po përballen me sëmundjen e COVID-19.

Ai ka thënë se edhe Spitali i Vlorës ka krijuar një hapësire të nevojshme për të përballuar rastet me COVID në këtë qark.

“I urojmë drejtuesit politik i Qarkut shërim të shpejtë, Damian Gjiknuri po përballet ne këto momente me armikun e padukshëm.

Po ashtu, i uroj shërbim të shpejtë të gjithë shqiptarëve që në këto momente e kanë këtë sfidë.

Uroj dhe ekipin e Vlorës për punën që kanë bërë sëbashku me ministren për një transformim fantastik të spitalit të Vlorës, por dhe për vënien në dispozicion të hapësirës së spitalit për mundësinë që të gjendemi në kushtet kur duhet të zgjerojmë frontin e mbrojtjes nga COVID-i”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.