E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri Edi Rama thotë se opozita shqiptare ka ndryshuar strategji sipas tij, sepse nuk i mëshon më tezës “o ik, o s’ka”
Publik News

Kryeministri Edi Rama thotë se opozita shqiptare ka ndryshuar strategji sipas tij, sepse nuk i mëshon më tezës “o ik, o s’ka”

Kryeministri Edi Rama thotë se opozita shqiptare ka ndryshuar strategji sipas tij, sepse nuk i mëshon më tezës “o ik, o s’ka”.

rama3

Rama shprehet se opozita do të bëhet pjesë e zgjedhjeve të ardhshme sepse e kuptoi se bojkoti ishte vetëvrasje politike.

“Ajo që ka ndodhur vjet ka qenë një grahmë e madhe e fundit e një politike, e cila tek bojkoti, shantazhi, braktisja e tavolinës, ka pasur një nga kuajt e vet të betejës. Nuk do ketë më parti politike që do ti hyjë një rrugë, që u provua që s’të nxjerr asgjëkundi. Ka qenë një përpjekje me idenë që do ia dalin të krijojnë një situatë pamundësie dhe të më detyrojnë mua të pranoj një zgjidhje çfarëdo qoftë, por kjo nuk ka ndodhur.

Unë shpresoj që gjërat të ndryshojnë. Në këndvështrimin tim kanë filluar të ndryshojnë. Se me sa duket ka rënë teza që o ik o s’ka dhe s’kemi punë me institucionet dhe me procesin demokratik brenda institucioneve. Mendoj që opozita do marri pjesë në zgjedhje pavarësisht se kërkesën do e mbajë të shtruar”, tha kryeministri Rama, i ftuar në emisionin “Java”, në RTSH.

Kryeministri Edi Rama pohon se nuk është shumë në dijeni të rastit të ish-drejtuesit Ekzekutiv të Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa, i cili është larguar për të kërkuar azil politik pasi pretendon se është kërcënuar nga deputeti Spartak Baho.

Në studion e emisionit “Java” në RTSH, Rama hoqi paralele mes rastit të Agron Tufës dhe një kameramani që kishte kërkuar azil në Francë, me pretendimin se i ishte cënuar liria e fjalës.

Rama thotë se në çdo vend ka të do vend ka të çmendur që mund të kërcënojnë nëpër telefona, por kjo nuk përbën një arsye për të thënë se këtu ka një kospiracion komunist ndaj një antikomunisti.

“Nuk e kam ndjekur, por është bërë sport kjo punë me ik jashtë me kërku azil duke thënë jam viktimë. Ka arrit puna që edhe një kameraman dasmash nga një zonë diku në periferi kërkoi azil në Francë si viktimë e lirisë së shprehjes. Nuk e di rastin dhe nuk hy fare, por unë besoj që në çdo vend ka të çmendur që bëjnë kërcënime në telefona, por kjo nuk përbën një arsye për të thënë se këtu ka një kospiracion komunist ndaj një antikomunisti”, u shpreh kryeministri.

 

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.