Kryeministri i Italisë sot në Tiranë, takim me Ramën dhe Metën
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte , zhvillon sot në Tiranë një vizitë zyrtare. Në orën 15.30, Conte do të takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të japë bashkë me të një konferencë për mediat. Ndërsa në orën 17.30, Conte do të ketë një takim me Presidentin Ilir Meta.
Vizita e Conte bëhet dy ditë para vendimit nga BE për hapjen ose jo të negociatave të anëtarësimi me Shqipërinë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



