E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri ironizon  gazetarin nga Korça: Fevziu tani e zbuloi Shqipërinë, në emision merret me përgjime
Publik News

Kryeministri ironizon gazetarin nga Korça: Fevziu tani e zbuloi Shqipërinë, në emision merret me përgjime

Kryeministri Edi Rama pak momente më parë ka bërë një vizitë në fashatin turistik të Dardhës.

Teksa po fliste për vendet e Shqipërisë, Rama bëri ironi me opozitën por edhe me personat që sipas tij para pandemisë, nuk kishin vizituar ende shumë qytete të Shqipërisë.

Rama ka thumbuar edhe gazetarin Bledi Fevziu duke thënë se tani e zbuloi Shqipërinë.

“S’dua të përmend emra, një personalitet shqiptar që jeton jashtë e takoj në Përmet edhe kishte ardhur me familjen atje, gjatë kohës së verës që s’kishte ku shkonte, edhe më thotë mua “Edi, sa e bukur qenka Shqipëria. Shyqyr që ra ky Covid që po shoh Shqipërinë dhe po mahnitem, kam ardhur me familjen e këta të mitë më thonë ça është kjo.

Kupton ti, s’e kishte parë kurrë Përmetin ai. Fevziu tani e zbuloi Shqipërinë e më thotë mua sa e bukur ajo Gjirokastra…I thashë janë bërë, po ti në emision vetëm me përgjime. E ka filluar ka bërë emisione që ka nxjerrë në pah ça është bërë. Zbuluan Shqipërinë analistet e opinionistët, se gjëja e parë merr avionin dhe ik”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.