E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri Rama e kishte shpallur  investitor strategjik, Gjykata e Lartë  lë në fuqi sekuestron e pasurive të Pëllumb Gjokës
Lajme

Kryeministri Rama e kishte shpallur investitor strategjik, Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron e pasurive të Pëllumb Gjokës

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sekuestros ndaj disa pronave të biznesmenit strategjik të Edi Ramës, Pëllumb Gjoka, i arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Biznesmenit i janë sekuestruar 390 mijë metra tokë në plazhin e Velipojës me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, dhe dyshohet se këto sipërfaqe janë përfituar me anë të falsifikimit.

Ndërsa SPAK nuk përfshiu në kërkesën e sekuestros pasuri të tjera në posedim të tij apo të personave të afërm, por tha se vijojnë hetimet.

Pëllumb Gjoka njihet si pronar i një sërë pronave e objekteve me funksion shërbime, hoteleri apo lojëra fati.

Toka u sekuestrua pasi dyshohet se janë falsifikuar dokumenta për t’i përvetësuar.

Pëllumb Gjoka akuzohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që akuzohen për një sërë veprash penale duke nisur nga “Vrasja me paramendim”, “Shpërdorimi i detyrës” deri tek “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Krijim kushte për vrasje” etj.

Gjykata e Lartë nuk pranoi as rekursin e Prekë Kodrës për ndryshim mase sigurie, i akuzuar si pjesë e të njëjtit grup kriminal por që ende nuk është arrestuar dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.