Kryeministri Rama:Fajin per AKU e ka patur llokma e tepsise
PREZANTOHET DREJTORI I RI I AKU-T, AGIM ISMAILI
Në Ambjentet e kryeministrise sot u prezantua Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni, Agim Ismaili, i cili zëvendësoi Dritan Sejkon, që e mbajti këtë post për 1 vit.
Në fjalën e tij të prezantimit, Rama deklaroi se, ishte koshient për pritshmëritë e konsumatorit dhe rëndësinë e AKU në garantimin e sigurisë ushqimore ne 100 dite. Nuk dua asnje pike gjaku ne rruge. Nuk dua gjoba. Fajin per AKU e ka patur llokma e tepsise
Teksa ka prezantuar sot drejtorin e ri të Agjensisë Kombëtare të Ushqimit, Kryeministri Edi Rama ka shprehur “shqetësimin shumë serioz të qeverisë, për gjendjen dhe performancën e këtij institucioni, që vetëm institucion nuk është, që të jemi shumë të qartë.”
Rama ka drejtuar kështu një sulm mbi Shpëtim Idrizin, kreun e PDIU-së, ish-aleatin e tij, i cili kishte zgjedhur drejtuesin e këtj institucioni.
“Kemi një situatë praktikash absolutisht të papranueshme, – tha Rama në takimin me specialistët e AKU dhe ministrisë së Bujqësisë, – absurde në tërësinë e tërësinë e tyre që e kanë bërë këtë institucion një problem kombëtar.
Historia e AKU do të marrë fund sepse AKU nuk do të shkelë më në doganat e Shqipërisë, teksa bën sikur kontrollon ushqimet e sigurta që vijnë nga BE dhe lë terthoret në rrugët e Shqipërisë. Kështu që ata që duhet të largohen, besoj e kuptojnë vetë.
Agjensia Kombëtare e Ushqimit është një institucion që ve gjoba, që i nxin jetën sipërmarrjes, që terrorizon dhe që në fund fare nuk përmbush misionin e vet,” theksoi Rama në vijim, duke e rënduar edhe më pozitën e të zgjedhurit të deridjeshëm nga radhët e PDIU-së.
******* *****
Por në fakt Drejtori i ri i AKU nuk është një profesionist edhe pse me mbështetjen e Kryeministrit. Për tu afruar me standartet që kërkon BE , ndoshta një profesionist do të duhej të drejtonte këtë drejtori.
Shqipëria është vendi më i pasigurtë ne shërbimet sociale dhe industrinë ushqimore. Prodhimi, importi dhe konsumi për vite me radhë nuk janë nën kontroll. Raste të përesëritura helmimi ne restorante dhe lokale në vend. Kopshtet dhe institucionet private thuajse kontroll zero. Importet dhe prodhimet jo pak herë paraqesin rrezik për konsumatorin.
Normat e BE janë kaq larg me standartet e AKU -së sa vetëm një profesionist do siguronte një reformin total të A K U -së. Ky reformim do të duhej me ndryshime ligjesh edhe për sasinë dhe nivelin e përdorimit me ligj të helmeve dhe pesticideve . Ne fshatin tonë te varfër është skandaloze sasia e përdorimit të helmeve dhe kimikateve. Vetëm kështu do të kishim më shumë siguri ne ushqimet që konsumojmë.
Kështu do të mbyllej cikli i kontrollit, prodhim, import dhe përpunim ne industrinë ushqimore. Kështu jemi më afër Europës duke kontrolluar cfarë hamë. Por Ismaili i “ Kristalit” nuk ishte zgjedhja e duhur .
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



