E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeprokurori Llalla shpërfill  ish-ministrin Saimir Tahiri
Lajme

Kryeprokurori Llalla shpërfill ish-ministrin Saimir Tahiri

Publimi i përgjimeve të Moisi Habilajt nga mediat italiane ku përmendej edhe emri i ish-ministrit Tahiri, ka shkaktuar një valë të fortë reagimesh në vendin tonë.

Paradite, kreu i SHISH Visho Ajazi Lika zhvilloi një takim me kryeprokurorin Llalla në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme ku kanë biseduar për rreth 1 orë. Mënjëherë pas këtij takimi ka qenë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ai që nxitoi të kërkonte një takim me Adriatik Llallën.

Dy bashkëbiseduesit ranë dakord të takohen në orën 12:30 në zyrën e Kryeprokurorit Llalla. Ndërsa ora po ecte, ish-ministri i Brendshëm nuk u pa të hynte në godinën e organit qendror të akuzës, por ndërkohë lajmëroi edhe një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit, duke qenë se nuk mundi të siguronte një takim me Llallën.

Ky i fundit ka refuzuar ta takojë duke i çuar mesazh Tahirit se nuk do ta priste. Zyra e shtypit e kryeprokurorit u kujdes të sqaronte se takimi nuk mundi të zhvillohej për shkak të angazhimeve të zotit Llalla, por mësohet se Llalla nuk e takoi Tahirin sepse e cilëson si të dyshuar këtë të fundit.

Tahiri tashmë nuk ka asnjë mbështetje dhe kryeprokuroria ka vendosur ta shmangë një takim me të ditën e sotme. Duke e gjetur vetën të braktisur nga të gjithë, edhe nga vetë Rama që deri dje e mbronte me çdo mjet, Tahiri ka lajmëruar një dalje për median, ndoshta me shpresën se do ta pastrojë sadopak figurën e tij para publikut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.