Kryetari i grupit parlamentar Çuçi: Heqja e imunitetit është një dëshirë e tij
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Bledi Çuçi ka deklaruar sot në mbledhjen e Këshillit të Mandatave se do të votohet çdo kërkesë për heqjen e imunitetit, qoftë për krahun e majtë apo të djathtë.
Çuçi thekson se kjo ishte dhe një dëshirë e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili e ka thënë qëndrimin e tij. Më tej nënvizon se SPAK nuk ka ardhur në këtë vendim me akuza politike.
“Do votojmë çdo kërkesë për heqjen e imunitetit.
Për çdo deputet qoftë krahu u majtë apo i djathtë qoftë pa krah. Ky është një qëndrim publik ku unë kam përforcuar qëndrimin tim. E dyta e kam thënë sepse është një dëshirë e zotit Berisha që të jetë pa imunitet i cili e ka deklaruar në vijimësi qëndrimin e tij. Do votojmë heqjen e imunitetit që kërkon Gjykata apo Prokuroria.
E treta sepse ne kemi shprehur publikisht se kemi besim te drejtësia e re. Sot kemi një realitet krejt tjetër të gjendjes të sistemi të drejtësisë.
Sot SPAK është institucioni më i pranuar nga qytetarët. Nuk besojmë se SPAK vjen me akuza politike.
Sot do ta mbyllim me 5 minuta çështjen”, tha Çuçi
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



