E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryetari i OSBE, Edi Rama kërkon zgjatjen e mandatit të përfaqësuesit për mediat, Harlem Desir, Azerbajxhani del kundër. Ja arsyeja
Publik News

Kryetari i OSBE, Edi Rama kërkon zgjatjen e mandatit të përfaqësuesit për mediat, Harlem Desir, Azerbajxhani del kundër. Ja arsyeja

Pa miratimin e 57 vendeve anëtare të OSBE-së, organizata do të përballet me një ndërhyrje nga 18 korriku.

“Ministria e Punëve të Jashtme në Azerbajxhan në shenjë proteste tha pranë Këshillit të Përhershëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) se nuk ishte dakord me riemërimin e diplomatit francez, Harlem Désir si përfaqësues për mediat i OSBE-së edhe për tre vite të tjera”, raportoi të mërkurën agjensia e pavarur e lajmeve Azerbajxhan Turan, e themeluar në 1990, shkruan Derstandard.

Ministria e Punëve të Jashtme e mbështeti qëndrimin e saj në faktin se Deziri “kritikoi së tepërmi” situatën me lirinë e shprehjes në Azerbajxhan, gjatë mandatit të tij të parë tre-vjeçar. Sipas Turan, Baku po bllokon edhe zgjatjen e mandateve të Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger, mandat që i skadon në korrik, Ingibjörg Solrun Gisladottir si Drejtor i Zyrës për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) dhe Lamberto Zannier si Komisioner i Lartë për Pakicat. Këto vendime të rëndësishme të personelit në OSBE duhet të merren me konsensus me të gjitha vendet anëtare të OSBE-së.

Zëdhënësi i kryesisë shqiptare të OSBE-së nuk ka dhënë asnjë sqarim në lidhje me pozicionin e Bakut. Sidoqoftë, ai konfirmon se Shqipëria po kërkon të zgjasë mandatet për katër emrat e mësipërm.

“Më shumë se 90 përqind e vendeve anëtare të OSBE-së pajtohen me qasjen tonë. Sidoqoftë, negociatat janë ende në vazhdim e sipër, kështu që ne nuk mund të themi asgjë në lidhje me rezultatin e tyre dhe kohën e vendimeve të mëtejshme,”tha diplomati shqiptar, Andris Stastoli.

“Austria mbështet kryesinë shqiptare të OSBE-së në shtrirjen e konsensusit në mënyrë që të sigurojë funksionimin e qetë dhe efikas të organizatës në një kohë që është sfiduese për multilateralizmin,” tha një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme Austriake të premten, por nuk ka dashur të komentojë qëndrimin e Azerbajxhanit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.