Rama në Ksamil , nga 1 mijë që prodhohej pas 4 vitesh qeverisje nga ne u rrit ne 2 mijë ton midhje
Nga 5 mijë ton midhje që prodhoheshin në vitet 90, prodhimi i tyre ra në 1 mijë ton më 2013. Në vetëm 44 muaj, kemi mbështetur sektorin dhe kemi rritur sipërfaqen e kultivimit të midhjes duke e nxjerrë atë në det për ta ruajtur nga dëmtimet e rritur cilësinë; Për herë të parë në 25 vjet pastruam kanalin e Bistricës dhe sot Shqipëria prodhon 2 mijë ton midhje në vit, dyfishin e sasisë që prodhonte më 2013.
Ne 4 vitet që vijmë do të sigurojmë aksesin e këtij produkti në tregun europian, çka do të rrisë më tej kultivimin e midhjes duke e çuar në 4000 ton, ose dy herë më shumë se sot.
Siç luftuam dhe fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin , u shpreh Rama ne Ksamil.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



