E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ku është prezenca e Elton Arbanës? Shijaku ‘gozhdohet’ me plehra
Lajme

Ku është prezenca e Elton Arbanës? Shijaku ‘gozhdohet’ me plehra

Në Shijak, mbeturinat janë bërë pjesë e përditshme e peizazhit urban. Qyteti ngjan më shumë me një “depo gjigante” plehrash sesa me një bashki që funksionon. Rrugët, lagjet dhe hapësirat publike janë kthyer në pika grumbullimi, ndërsa era e rëndë e ndotjes është bërë shoqëruese e përhershme e jetës së qytetarëve.

Në krye të këtij realiteti qëndron kryebashkiaku Elton Arbana, i pranishëm shpesh në evente, inaugurime dhe para kamerave, por thuajse i padukshëm në rrugët e qytetit që drejton.

Në rrjetet sociale flitet për investime dhe zhvillim, por Shijaku real është i mbuluar nga mbeturinat. Kazanët tejmbushen çdo ditë, rrugët duken të braktisura, dhe shërbimi i pastrimit, sipas banorëve, është pothuajse inekzistent.

Në një video të publikuar nga joq, duken qartë grumbullime plehrash të cilat janë ngjitur me rrugën e automjeteve.

Ironikisht, e vetmja gjë që duket se funksionon me rregull është prania virtuale e kryetarit, në takime e foto zyrtare. Ndërkohë, mungesa e tij është e dukshme aty ku ndotja dhe pakënaqësia janë më të mëdha.

Sot, qyteti është bërë pasqyra më e qartë e një pushteti lokal që di të bëjë “show”, por jo punë. Shijaku nuk ka më nevojë për postime, por për pastrim  real, jo mediatik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.