Kualifikimi në Europë, Tirana fiton 550 mijë euro
Tirana arriti të fitonte 2-1 kundër Dinamo Batum, ndeshje e vlefshme për turin e parë të Conference League. Bardheblutë e drejtuar nga trajneri Orges Shehi shkëlqyen në një përballje tërësisht të dominuar nga ata. Festa ishte legjitime për kryeqytetasit, të cilët tashmë do të luajnë në turin e dytë kundër Besiktas.
Veç kualifikimit, Tirana ka mbushur ndjeshëm edhe arkën e klubit. Edhe nëse eleminohen nga raundi pasardhës, nënkampionët kanë siguruar plot 550 mijë euro. 100 mijë euro janë marrë nga turi i parë, ndërsa 450 mijë euro nga turi i dytë.
Organika e 26 herë kampionëve të Shqipërisë është plotësuar me elementë cilësorë dhe në edicionin e ri futbollistik, pritet të shihet performanca e tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



