Kufiri detar/ Rama i fal 12 milje Greqisë
Greqia duket se nuk ka probleme vetëm me Shqipërinë përsa i takon kufirit detar, por edhe me Turqinë. E ndërsa me Tiranën zyrtare, Athina duket se ka marrë nga negociatat e deritanishme atë çka ka kërkuar, duke premtuar shfuqizimin e ligjit të luftës, me Turqinë situata duket e nderë.
Kjo edhe pas deklaratave tëYigit Bulut, kryekëshilltar i Presidentit turk, Recep Tayip Erdogan. Dy ishujt e vegjël shkëmborë të Imias apo Karadakut ndodhen në Detin Egje mes vargut të ishujve grekë Dodecanese dhe brigjeve jugperëndimore të territorit turk.
Pak ditë më parë ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në një intervistë për televizionin shtetëror grek, tha se në bisedimet me homologun shqiptar, nuk është diskutuar për çështjen çame, ndërsa për kufirin detar pohoi se Greqia shtonte me 12 milje hapësirën detare. Kjo do të thotë se Shqipëria e përfaqësuar në negociata nga Ditmir Bushati i ka falur greqisë plot 12 milje.
Çuditërisht as Bushati dhe as Kryeministri Edi Rama nuk kanë përgënjeshtruar në mënyrë të prerë deklaratën e Kotzias, por janë shprehur se po negociohet dhe do të përdoret metoda e barazisë, e njëjta e përdorur edhe në 2009 kur u arrit marrëveshja dhe për të cilën Rama në atë kohë e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Kreu i qeverisë shqiptare sot flet për një marrëveshje bazuar në këtë parim, por të axhustuar.
Ndërkohë në raport me Turqinë, media greke raporton se ky vend kërkon një konfrontim ushtarak me Greqinë.
Bulut kërcënoi të gjithë ministrat grekë, e madje edhe kryeministrin Alexis Tsipras se do ia thyente duart dhe këmbët nëse do tentonte të zbarkonte në ishujt që ka pretendime qoftë nga Turqia ashtu edhe Greqia.
“T’i thyejmë duart dhe këmbët nëse përpiqesh të zbresësh në shkëmbinjtë e Karadakut. S’ka rëndësi nëse je ministër, po të duash le të jesh edhe Kryeministër. Me popullin grek nuk kemi asnjë problem, por nëse tenton të zbresësh në ato shkëmbinj, bëhesh më keq se Afrini. Të gjithë duhet të dinë vendin e tyre”, tha Bulut në TRT.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



