E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kujdes! Acari mbërriti në Shqipëri temperaturat shkojnë shumë nën zero
Lajme

Kujdes! Acari mbërriti në Shqipëri temperaturat shkojnë shumë nën zero

Reshje dëbore, shiu dhe temperatura nën zero. Ky është parashikimi i motit për pasditen e sotme dhe ditën e nesërme.

Sipas Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, nuk do të ketë përmbytje, kjo për shkak se temperaturat e ulëta do të sjellin reshje dëbore.

LEXO EDHE:

Situatë e rëndë në qarkun e Elbasanit: fshatrat e thellë izolohen nga bora dhe mungesa e energjisë

Më poshtë parashikimi i motit:

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër në shumicën e qarqeve priten reshje të dobëta, ndërsa në Shkodër, Dibër, Lezhë dhe Elbasan mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Pritet prania e reshjeve në formë dëbore, kryesisht në zonat malore, por edhe në ultësirat fushore deri në afërsi të bregdetit, kryesisht në qarqet Shkodër dhe Lezhë.

Reshjet e dëborës mund të sjellin problematika të ndryshme në transportin rrugor dhe ngrica si pasojë e uljes së ndjeshme të temperaturave.

Shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re.

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: +1 / 8

në vendet e ulëta: 2 / 6

në vendet malore: – 8 / 5 °C.

Era

Sot pasdite (e hënë, dt.26) dhe nesër (e martë, dt.27) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në Veri dhe në bregdet deri e fortë.

Rreziku nga përmbytjet

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin nuk paraqesin rrezik.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

ImageImage

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.