E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kujt po i bërtet Kryeministri? Rama ulëret në mes të Romës
Lajme

Kujt po i bërtet Kryeministri? Rama ulëret në mes të Romës

Është publikuar një video ku Kryeministri Edi Rama shihet në Itali, teksa zhvillon një bisedë telefonike me tone të larta dhe tensionuese.

Në pamjet e filmuara, Rama i drejtohet bashkëbiseduesit me fjalët:

“Mbledhje grupi… Ti ti po flas me ty. A je ti bashkëkryetar? Apo çfarë je? Atëherë çfarë bën ti? Për çfarë je bashkëkryetar? Të krijojnë pengesa. Na keni kthyer një vit pas… Çfarë po bëni..”, dëgjohet kryeministri të thotë mes të tjerash.

Personi në anën tjetër të telefonit mund të jetë Arbjan Mazniku, por kjo nuk është konfirmuar.

Kujtojmë se vizita e Ramës në Romë vjen në kuadër të Samitit Ndërqeveritar Itali-Shqipëri.

Mbledhja e përbashkët pritet të finalizohet me nënshkrimin e 16 marrëveshjeve të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Në samitin e parë ndërqeveritar mes Shqipërisë dhe Italisë, me pjesëmarrjen e kryeministrave Giorgia Meloni dhe Edi Rama, si dhe rreth 20 ministra nga të dyja qeveritë u nënshkrua marrëveshje të përbashkëta për bashkëpunim në dhjetë fusha të ndryshme si kujdesi shëndetësor, energjia, mjedisi, industria e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimi i migracionit, arsimi, inovacioni, diaspora, transformimi ekonomik dhe rritja e zgjuar.

Në agjendë janë përfshirë edhe çështje të politikës evropiane dhe ndërkombëtare, me fokus në luftën në Ukrainë dhe mbështetjen italiane për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.