E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kundërshtohet ekspertiza mjeko-ligjore për Enea Ftoin, zbulohet kërkesa e avokatëve për Prokurorinë
Lajme

Kundërshtohet ekspertiza mjeko-ligjore për Enea Ftoin, zbulohet kërkesa e avokatëve për Prokurorinë

Kundërshtohet ekspertiza mjeko-ligjore, për vdekjen e 27-vjeçarit Enea Ftoi. Kërkohet ri ekspertim i organeve.

Avokatët e familjes Ftoi kanë depozituar në Prokurorinë e Korçës kërkesën për kundërshtimin e konkluzioneve të aktit të ekspertimit.

Burime nga Prokuroria: Avokatet nuk janë dakord me përfundimet e grupit të ekspertëve mjeko- ligjore.  U kërkua ri ekspertim i organeve të të ndjerit Enea Ftoi.

Organet ndodhen në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Prokuroria ka afat 10 dite për të vendosur mbi kërkesën e avokatëve, që përfaqësojnë familjen e 27-vjeçarit, i cili gjeti vdekjen në ambientet e Komisariatit të Korçës.

Për ngjarjen Prokuroria ka ngritur akuzën e mosdhënies së ndihmës për tre efektive te Komisariatit të Korçës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.