E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kur do të fillojë vaksinimi masiv? Përgjigjet Rama: Nuk mund të shtyj fall
Publik News

Kur do të fillojë vaksinimi masiv? Përgjigjet Rama: Nuk mund të shtyj fall

Rama u përgjigj duke thënë se nuk ka një datë përderisa vaksinat nuk janë në vendin tonë.

Sipas tij, nuk mund të shtijë në fall dhe ta dijë se kur do të vijnë.

“Nuk e di ju e keni me gjithë mend, apo e keni sa me bërë një pyetje. Sepse për këtë temë po flasim çdo ditë. Nuk di çfarë do me thënë a ka një datë për të filluar vaksinimi masiv, ku këtu bëhet fjalë për të siguruar një sasi dozash për të garantuar çdo ditë vaksinimin.

Për sa kohë që kjo sasi dozash nuk është në Shqipëri data që më kërkoni ju mua është muhabet. Të hedhim fall. Unë jam shumë besimplotë se ne do të kemi shumë shpejt mundësinë të marrim frymë krejt lirisht dhe të fillojmë një vaksinim masivisht me ambicien që sezonin veror ne ta kemi shumë më të lehtësuar nga pesha e zinxhirit të infektimeve. Për datë më vjen keq, por ka diçka që nuk shkon në pyetjen tuaj”,- tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.