KUR SERVERËT E SHTETIT KTHEHEN NË PRÉ TË BANDAVE
DOSJA E AKSH-it dhe DANIEL SHIMA, HIJA E ZHDUKUR MES SEKRETEVE DIGJITALE
Publik.al | Editorial
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit – AKSHI. Institucioni që duhej të ishte tru i teknologjisë së shtetit, portë e sigurisë së të dhënave dhe garanci e shërbimeve publike online. Në realitet ka shërbyer prej vitesh si një minierë ari e tenderave, një parajsë klienteliste, një katapultë pushteti për ata që kontrollojnë butonin e fikjes dhe ndezjes së e-Albania-s, policisë, tatimeve, doganave… në thelb gjithçka që ne quajmë shtet.
Hetimi i SPAK për AKSHI-in është një nga dosjet më të mëdha, më të ndërlikuara dhe më të errëta që ka hyrë ndonjëherë në duart e Prokurorisë së Posaçme.
Dhe për të kuptuar peshën e këtij hetimi, duhet të bëjmë një hap pas:
AKSHI nuk është një agjenci është Rrjeti Nervor i Republikës
Kush kontrollon AKSHI-n kontrollon:
serverët shtetërorë
sistemet e gjendjes civile
databazat fiskale
logjet e policisë
rrjedhën e informacionit publik
e-Albania – identitetin dixhital të çdo qytetari
Ndaj, kur një institucion i tillë përshkruhet si “i ndarë në banda dhe i drejtuar nga banda kriminale”, nuk kemi thjesht korrupsion, kemi kapje të shtetit nga bota e krimit.
“Dosja e AKSH-it është një nga më voluminozet e SPAK. Brenda ka një perceptim shumë të lartë për korrupsion. Është institucion i ndarë në banda dhe i drejtuar nga banda kriminale.”
Nëse kjo vërtetohet, atëherë nuk kemi të bëjmë me një aferë tenderash, por me një grusht-dixhital ndaj shtetit.
Tendera të paracaktuar bizneset ndërrohen, skema mbetet
Dikur ishte Gerond Meçe i denoncuar nga Arbrn Ahmetaj si krahu i Linda Ramës që përlante me fond limit miliona euro dhe ishte nje nga l biznesmenët të preferuar, pasi i doli boja vendin ja zunë banda e Durrësit dhe Elbasanit duke pompuar me qindra milione euro Ermal Beqirin dhe duke krijuar firma qe fitonin me miliona euro me një të punësuar. Kordinatori i bandave vuri drejtoreshë tenderash motrën dhe sot e kësaj dite qëndron në detyrë. Arlinda Karçani thjeshtë ka parë ndryshimin e dorës se zhvatjes nga Meçe me shokë, tek Ermal Beqiri me bandat.
Pra, AKSHI ka qenë një kalorifer parash, ku qarkullonin kontrata, ndërsa fituesit ndryshonin sipas rotacionit të interesave që donte o madhi fare me Karçanin
E njëjta skemë, të njëjtat mekanizma.
Vetëm emrat përditësohen si versionet e e-Albania.
Ndihma e partnerëve të huaj sinjal alarmi kombëtar
SPAK nuk po heton vetëm. Dosja ka marrë ndihmë të partnerëve ndërkombëtarë. Pse?
Sepse dyshohet ndërhyrje në sisteme
sepse mund të ketë ekspozim të të dhënave sensitive
sepse korrupsioni këtu prek infrastrukturën e sigurisë kombëtare
Sekuestrimet e celularëve, dokumenteve teknike, urdhri për ekspertizime të thelluara – tregojnë diçka të qartë:
Në AKSHI nuk fshihet thjesht para fshihen gjurmë.
Rasti Daniel Shima vrima e zezë e këtij labirinti
Një ish-zyrtar zhduket për orë të tëra dhe kaloi tunelin për në Elbasan. E mbajnë ca orë pastaj kthehet.
Drejtësia e mbyll rastin.
Daniel Shima nuk u largua me dëshirën e tij. Mendoj se është mbajtur nën presion nga persona me interesa direkte në AKSH.
Një zhdukje që nuk ka shpjegim logjik.
Një lidhje që nuk është sqaruar.
Një njeri që dinte shumë?
Shumë për t’u treguar? Apo shumë për të heshtur?
Në çdo dosje të krimit financiar njeriu që zhduket është hallka që dhemb më shumë.
Në këtë dosje, Daniel Shima mund të jetë çelësi që dikush s’e do të gjendet kurrë.
Shteti dixhital që ra në duart e padronëve të padukshëm
Ne menduam se digitizimi ishte progres.
Në fakt, ai u kthye në centralizim absolut të pushtetit.
Kur çdo shërbim kalon vetëm nga i MADHI dhe nga një derë të vetme, mjafton të kontrollosh derën.
Të vendosësh kush hyn.
Kush del.
Kush fiton tender.
Kush ka akses.
Kush humb.
Kush fshihet.
Kush zhduket.
Pyetja që po vlon në opinion publik:
Kush i kontrollon serverët e shtetit?
Qeveria?
Krimi i organizuar?
Apo një simbiozë e frikshme e të dyjave?
Dhe nëse nesër dikush “hackeron” Shqipërinë, a do jetë hacker i huaj?
Apo thjesht dikush brenda me çelësin e derës?
DOSJA AKSHI nuk është një histori si të tjerat.
Nuk është vetëm aferë tenderash, si qindra të tjera. Edhe pse ryshfeti për një tender i kalon 40% të shumës sipas gojëve të liga.
Këtu luhet me identitetin, sigurinë dhe vetë ekzistencën e shtetit shqiptar në epokën dixhitale.
Dhe në qendër të këtij labirinti qëndron një emër i heshtur:
DANIEL SHIMA.
Nëse AKSHI ka qenë nën diktatin e grupeve kriminale kush ka qenë kryebanditi?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



