E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kur themi Shqipëri, nënkuptojmë Ramën dhe kur themi Rama, nënkuptojmë vetëm Ramën
Lajme

Kur themi Shqipëri, nënkuptojmë Ramën dhe kur themi Rama, nënkuptojmë vetëm Ramën

Ka apo s’ka të drejtë Rama për çështjet që ngre, kjo kërkon një analizë shumë më të thellë dhe të ftohtë politike. Por ajo që nuk kërkon më analizë është përçmimi i vazhdueshëm ndaj institucioneve kushtetuese të vendit, duke filluar nga Gjykata Kushtetuese; duke vijuar me banalizimin publik të performancës së Ministrisë së Jashtme dhe të diplomatëve shqiptarë, të cilët në çdo demokraci funksionale përbëjnë shtyllën kurrizore të shtetit; si dhe përçmimi provokimi deri në urrejtje i opozitës edhe në momente kur ajo voton pro nismave të qeverisë, si rasti i Bordit të Paqes. Në vend të një fjale falënderimi institucional, u përdor gjuha percmnuese dhe provokuese në mungesë të plotë të etikës njerëzore dhe politike.

Këto nuk janë episode të rastësishme. Janë simptoma të qarta të një sëmundjeje të rëndë në lidershipin politik të vendit.

Rama udhëheq vetēm në ambiente shoqerore dhe politike grindavece me popullin e tij, ndërsa shfaqet i nënshtruar,, ndaj çdo të huaji.

Ky model qeverisës konfliktual dhe përçmues ndaj institucioneve kombëtare, i shoqëruar me vetëlartësimin e tij si një figurë pothuajse mistike, në historinë e Shqipërisë, duhet të alarmojë çdo shqiptarë që e do vendin e tij.

Rreziku sa vjen e rritet. Rrëshqitja drejt autokracisë është tashmë përpara vijës së kuqe nga Mitizimi absurd nga vet-vetja dhe manikinët partiak dhe parlamentar, arroganca e pushtetit dhe ushtrimi i tij si neo-diktaturë personale ndaj vendit dhe institucioneve të tij.

Koha apelon të ndalet kjo “neo-diktaturë, e cila vret shpresën e çdo shqiptari dhe e shndërron Shqipërinë në një model ku pushteti nuk i përket më institucioneve, por një njeriu të vetëm.

Ku, kur themi Shqipëri, nënkuptojmë Ramën, dhe kur themi Rama, nënkuptojmë vetëm Ramën.

Rastet konkrete brenda një kufi kohorë shumë të shkurtër

1. “Uroj që Gjykata Kushtetuese të mos e lejojë kurrësesi të kthehet në një turp kombëtar! Kur Kryeministri përdor sulme të hapura dhe gjuhë përçmuese ndaj institucioneve të drejtësisë, ai: minon autoritetin e gjyqësorit në sytë e publikut, krijon presion të hapur mbi vendimet e gjykatës, dëmton besimin qytetar në mekanizmat kushtetues të kontrollit dhe balancës.

Ky model sjelljeje krijon precedent të rrezikshëm: një kryeministër që personalizon konfliktet me gjyqësorin, rrezikon rrëshqitjen e vendit drejt një sistemi ku pushteti ekzekutiv dominon të gjithë institucionet, duke dobësuar rëndë demokracinë dhe sundimin e ligjit.

2. Ministria e Jashtme –
Mesazh nënçmues për partnerët ndërkombëtarë. Kur Kryeministri flet për ministrinë si të paaftë ose të panevojshme: ai u dërgon sinjal të huajve se kanali institucional shqiptar është i dobët, duke i ftuar të komunikojnë vetëm “me një njeri”.Kjo ul peshën e shtetit shqiptar dhe dëmton interesat afatgjata.

Rama ka përdorur vazhdimisht një gjuhë ku: çdo problem në politikën e jashtme i faturohet drejtpërdrejt diplomatëve, ndërsa suksesi atribuohet vetëm lidershipit të tij personal.

Kjo krijon një raport hierarkik përçmues: diplomacia trajtohet si administratë e paaftë, jo si institucion profesional.

3. Percmimi denigrues i opozites.

Etika instituconale zero.

Rama provokon në mënyrë cinike dhe provokuese opozitën e tij, duke predikuar hapur se ajo është e dobët dhe e përçarë dhe se kjo do ta mbajë atë në pushtet deri sa të ketë frymë.

Kjo nuk është thjesht retorikë politike;

është një kërcënim i hapur ndaj sistemit demokratik dhe një sinjal se pushteti mund të përdoret për të krijuar një neo-diktaturë.

Kur një kryeministër shfaq këtë qëndrim:

minon rolin e opozitës si kontrollues i pushtetit,

nxit polarizim dhe frikësim publik, dhe

kërcënon balancën e pushteteve,

duke lënë të hapur rrugën për përqendrim të tepruar të pushtetit ekzekutiv/Gjithë pushteti sovjetëve.

Ky model sjelljeje dëshmon një vizion të pushtetit

si pronë personale,
jo si shërbim publik,

dhe për çdo qytetar të vendit duhet të jetë një alarm i qartë demokratik.

Provokimi dhe percmimi i perhershem i opozites.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.