E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk ka “BESË” me të “PABESËT”
Lajme

Nuk ka “BESË” me të “PABESËT”

Arben Malaj sulmon Ramën: 8 arsyet pse qeveria ka humbur besimin e shqiptarëve

Ish-ministri socialist Arben Malaj ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale, duke artikuluar një sërë akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Në një mesazh të drejtpërdrejtë dhe kritik, Malaj rendit tetë arsye kryesore pse, sipas tij, mazhoranca aktuale nuk e meriton më besimin e qytetarëve shqiptarë.

Në thelb të reagimit të tij qëndron ideja se “besa” e dhënë nga shqiptarët në vitin 2013 është shkelur sistematikisht përgjatë viteve të qeverisjes. Sipas Malajt, premtimet elektorale janë kthyer në zhgënjim, ndërsa mënyra e ushtrimit të pushtetit ka prodhuar pasoja të rënda për shtetin dhe ekonominë.

Ai akuzon kryeministrin se për të konsoliduar pushtetin ka favorizuar individë të përfshirë në aktivitete kriminale dhe ka dështuar në luftën kundër korrupsionit. Në vijim, Malaj thekson se gjatë këtyre viteve është krijuar një model qeverisjeje që, sipas tij, ka sjellë kapjen e shtetit dhe ka forcuar ndikimin e oligarkëve në ekonomi dhe politikë.

Në analizën e tij, ish-ministri ndalet edhe tek mënyra se si është përdorur pushteti, duke e cilësuar atë si një instrument për mbijetesë politike personale dhe jo si një mekanizëm në shërbim të demokracisë. Ai kritikon ashpër modelin ekonomik, duke e konsideruar atë si të favorizuar dhe të orientuar drejt interesave të ngushta, çka sipas tij ka rritur kostot e jetesës dhe ka varfëruar qytetarët.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga Malaj lidhet me largimin masiv të të rinjve nga vendi. Ai i referohet shifrave që tregojnë një nivel të lartë dëshire për emigrim, duke e lidhur këtë fenomen me mungesën e shpresës dhe perspektivës në Shqipëri.

Në përfundim të reagimit të tij, Arben Malaj shprehet prerë se besimi ndaj qeverisë aktuale është konsumuar dhe se, sipas tij, “nuk mund të ketë besë për të pabesët”, duke nënvizuar nevojën për reflektim politik dhe ndryshim.

Postimi i plotë:

Nuk ka “BESË” me të “PABESËT”. Tetë arsyet kryesore pse Rama dhe qeveritarët e babëzitur nuk e meritojnë besën e shqiptarëve.

Sepse:

1. Ramës shqiptarët ia dhanë besën në vitin 2013 dhe per 14 vite ai e shkeli me këmbë. Gjithçka qe premtonte ne fushata elektorale rezultuan mashtrime.

2. Rama për pushtet absolute deri kriminal promovoj kriminalelê ne ekonomi dhe politikë.

3. Rama ka vërtetuar se është i paaftë të luftojë krimin dhe korrupsionin. Duke shkelur besën ndaj të gjithë shqiptarëve, Rama lejoi kapjen e shtetit.

4. Rama për 14 vite vërtetoi se e shkeli besën, i shkeli shqiptarët në shërbim të oligarkëve qeveritarë, që vetë i krijoi, vetë i keqpërdori dhe me paratë e tyre shtyp konkurrencën e lirë në ekonomi dhe politikë

5. Rama e keqpërdori besën e shqiptarëve për pushtet personal, për të mbijetuar sa më gjatë në politikë, jo si një lider demokrat, por si një. “mbret kryeministror”.

6.Rama do pushtet për të mos bërë shtet funksional. Do pushtet. absolut për skllevërit dhe manekinët personalë, pa kulturë shtetformuese, pa integritet profesional dhe politik, të cilët e shesin atë duke ofruar mundësi të pabarabarta dhe duke dëbuar shqiptarët nga Shqipëria.

7.Ramës nuk mund t’i japësh besën që të vazhdojë modelin. ekonomik te investitorëve strategjike personalisht Preferencial, modelin ekonomik oligarkik. Ku Shqipëria bëhet përditë e më e shtrenjtë dhe shqiptarët gjithnjë e më të varfër.

8. Ramës nuk mund t’i japësh besë për ta zbrazur gjithnjë e më. shumë Shqipërinë, ku 67% e të rinjve para dy muajve deklarojnë se duan të largohen si të pashpresë nga vendi i tyre.

Po, nuk ka besë për të pabesët!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.