KURBIN/ 53-vjeçari në gjendje të dehur rrëzohet në tokë dhe humb jetën
53-vjeçari Luan Kolici duke qenë në gjendje të dehur është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime të rënda në kokë. Për fat të keq këto dëmtime kanë rezultuar fatale për jetën e tij dhe 53-vjeçari ka humbur jetën në aksin e vjetër Laç-Milot në afërsi të Uzinës.
Grupi hetimor pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, pamjeve filmike, dëshmive të marra si dhe këqyrjes së jashtme të kufomës, kanë arritur në përfundimin se ngjarja ka qenë aksidentale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



