Kurbin / Fshehu pajisjen DVR të kamerave të subjektit arrestohet 53-vjeçari
Policia e Lezhës arrestoi 53-vjeçarin Kastriot Lleshaj, i cili bashkë me të vëllanë kishte në pronësi një subjekt, ku si pasojë e një aksidenti në punë, humbi jetën shtetasi F.H, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë.
Në një njoftim zyrtar të Policisë bëhet e ditur se F.H, 61-vjeç, humbi jetën pasi u rrëzua si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë.
Në njoftimin zyrtar thuhet se Kastriot Lleshaj, pas aksidentit, dyshohet se ka hequr pajisjen DVR të kamerave të subjektit, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës së këtij rasti.
Pas aksidentit në punë Policia njoftonte se “specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasve: Kastriot Lleshaj, 53 vjeç, dhe Mark Lleshaj, 59 vjeç, banues në Fushë- Mamurras, Kurbin, (vëllezër) dhe të shtetasit Ilirjan Xhixha, 58 vjeç,(drejtues teknik) për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



