E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KURBIN/Policia zbardh plagosjen 2012, autori i vrarë dy javë më parë
Lajme

KURBIN/Policia zbardh plagosjen 2012, autori i vrarë dy javë më parë

Policia e Kurbinit  ka deklaruar ditën e sotme se ka zbardhur një plagosje të ndodhur në vitin 2012, por autori i saj ka ndërruar jetë dy javë më parë.

Në njoftimin e policisë thuhet se autor është Indrit Pepa, i cili u vra në Mamurras, më 6 shtator të këtij viti.

Policia identifikoi A. M., 49 vjeç, banues në Mamurras, si autor të kësaj vrasje.

Njoftimi i Policsë së Kurbinit, i datës 6 shtator 2018

Sot, rreth orës 04:30, është marrë njoftim se në  Mamurras, afër xhamisë së qytetit, është plagosur me armë zjarri shtetasi I. P., 27 vjeç, banues në Mamurras, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë, por rrugës ka  ndërruar jetë.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit A. M., 49 vjeç, banues në Mamurras i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policsë së Kurbinit, i datës 20 shtator 2018

Më datë 19. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, pasi nga tërësia e veprimeve të kryera nga Komisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, është dokumentuar me prova ligjore ngjarja e datës 05. 02. 2012, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi H. M., dhe autor është shtetasi I. P., i vrarë me armë zjarri më datë 06. 09. 2018

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.