E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kurbin,pranga 21-vjeçarit,parandalohet një ngjarje e rëndë
Lajme

Kurbin,pranga 21-vjeçarit,parandalohet një ngjarje e rëndë

Parandalohet ne kohe nje ngjarje e rende ne Kurbin. Policia e Lezhes arrestoi autorin e dyshuar dhe i sekuestron armen me te cilen do te kthyente krimin.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin Mikel Gjonaj, 21 vjeç, banues në Fashti Drojë, Kurbin.

Arrestimi në flagrancë i tij u krye pasi ka qëlluar me armë në ajer dhe ka kanosur për motive të dobëta disa punonjes të një firme guroreje, ku ishte i punësuar.

Ndërhyrja në kohe e shërbimeve të Policisë së Kurbinit parandaluan konfliktin, si dhe kapen shtetasin së bashku me armën e zjarrit tip pushkë.

Gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti në trup edhe 10 gr kanabis.

Në vendin e ngjarjes grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi 3 gëzhoja.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.