E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kurora e Dardhës në Pukë pushtohet nga flakët
Lajme

Kurora e Dardhës në Pukë pushtohet nga flakët

Zjarret kanë dalë sërish jashtë kontrollit në afërsi të kurorës së Dardhës në Pukë, duke rrezikuar zonën. Dy vatra të reja janë regjistruar pranë lumit të Trunit dhe zonës së Kulumrisë, ku flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë.

Përveç forcave të angazhuara nga toka, në operacion është përfshirë edhe një helikopter që po punon për shuarjen e flakëve nga ajri. Situata mbetet kritike, pasi zjarret në ekonominë pyjore Sakat-Lak-Hidhi janë aktive prej më shumë se 10 ditësh, duke e bërë terrenin edhe më të vështirë për ndërhyrje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.