E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në verë marrim flakë, në dimër me dy ditë shi përmbytemi
Lajme

Në verë marrim flakë, në dimër me dy ditë shi përmbytemi

Deputeti Klevis Balliu, ka reaguar sot lidhur me situatën dramatike në vend pas përmbytjeve që pasuan ditët me shi. Ai shprehet me ironi dhe kritikë të fortë ndaj qeverisë, duke e pyetur retorikisht: “Në çfarë temperature punon mirë kjo qeveri?”

Balliu thekson se përgjegjësia për pasojat nuk bie mbi heronjtë që rrezikojnë jetën në terren, por mbi vetë qeverinë, e cila sipas tij, përmes aferave korruptive, bllokon kanalet, shkatërron infrastrukturën dhe lë vendin të pambrojtur përballë fatkeqësive natyrore.

Ai shton se në vend që të përqendrohet te investimet në emergjenca, qeveria ka privilegjuar korrupsionin dhe abuzimet e zyrtarëve, duke krijuar një situatë katastrofike: “Sikur të investonim më shumë te emergjencat dhe më pak te aferat korruptive të Ballukut, sot s’do ishim në këtë katastrofë,” deklaron Balliu, duke paralajmëruar se pasojat e keqmenaxhimit do të ndihen vazhdimisht nga qytetarët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.