E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kurthi Rama-Ulsi Manja ndaj Veliajt në qeli!
Lajme

Kurthi Rama-Ulsi Manja ndaj Veliajt në qeli!

Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur mbi faktet dhe provat e reja kundër Erion Veliajt, përgjimet ku urdhërohej një fushatë terrori mediatik ndaj prokurorit dhe gjyqtarit.

Sipas Berishës ky ishte një kurth i përgatitur nga vetë kryeministri Edi Rama dhe ministrit i Drejtësisë Ulsi Manja.

Në reagimin e tij, Berisha thekson se pperacioni i fundosjes përfundimtare të Velaijt u shoqërua edhe me sulmet e ashpra të Ramës ndaj Etjen Xhafës dhe videot e shpërndara ku shihet Erion Velia me çantë shpine, para arrestimit, në zyrën e Xhafës.

Berisha e cilëson Veliajn si kurbani i parë i madh i zgjedhjeve të 11 majit dhe se me këtë kurth, Rama siguroi postin e kryetarit të PS-së pas disfatës zgjedhore të 11 majit 2025.

Reagimi i kreut të PD-së Sali Berisha

Kurthi Rama-Uluziu dhe Lal Vjedhësi, Kurbani i 11 Majit!

Në një operacion përgjimesh si në filma, në qelitë e burgut qeveritar në Durrës, u faktua se Lal Vjedhësi, siç e kisha denoncuar disa javë më parë, nga qelia, në bashkëpunim me Mjerot dhe Karlon e qeverisë, kishte montuar dhe paguar një fushatë të egër terrori mediatik kundër prokurorit Dado dhe gjykatësit Bano.

Kurthi ishte organizuar nga Edi Rama, i cili kishte urdhëruar regjistrimin e telefonatave dhe bisedave në dhomë. Në të vërtetë, qytetari dixhital që informoi javë më parë se Lali Vjedhësi kishte thirrur nga Vjena dhe kishte ngarkuar vëllanë e tij, Arbër Velia, për të drejtuar këtë fushatë, sot njofton se përgjimi i Lali Vjedhësit është urdhëruar nga Edi Rama dhe zbatuar nga Uluzi Manja përmes Policisë së Burgjeve, e cila varet direkt nga ministri Manja, dhe askush tjetër nuk mund të vendoste përgjues në qelitë qeveritare të burgut të VIP-ave në Durrës.

Sipas tij, vetë Uluziu u investua personalisht, duke e tërhequr në një vendqendrim tjetër për të liruar dhomën për vendosjen e çimkave, sikundër është po Uluziu, që në zbatim të kurthit i lejoi telefonin, në mënyrë të fliste me ato që donin.

Po kështu, në këtë skenar dalin edhe njerëz të besuar të qeverisë, si Mero dhe Bolino. Thuhet se këta të fundit kanë dëshmuar në hetuesi për porositë dhe pagesat që kanë marrë nga vëllaçko, Arbër Velia.

Operacioni i fundosjes përfundimtare të Lal Vjedhësit u shoqërua edhe me sulmet e ashpra të Ramës ndaj Etjen Xhafës dhe videot e shpërndara ku shihet Erion Velia me çantë shpine, para arrestimit, në zyrën e Xhafës.

Si përfundim, mund të thuhet se kurbani i parë i madh i zgjedhjeve të 11 majit u ther sot, dhe se me këtë kurth, Rama siguroi postin e kryetarit të PS-së pas disfatës zgjedhore të 11 majit 2025.

Lideri i opozitës thotë se sipas qytetarit digjital në këtë skenar dalin edhe njerëz të besuar të qeverisë, si Mero Baze dhe Bolino dhe thuhet se këta të fundit kanë dëshmuar në hetuesi për porositë dhe pagesat që kanë marrë nga vëllai i Veliajt, Arbër Veliaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.