E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kurti reagon pas dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës: Sulm kundër Republikës dhe zgjedhjeve demokratike
Lajme

Kurti reagon pas dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës: Sulm kundër Republikës dhe zgjedhjeve demokratike

Albin Kurti, ka reaguar ashpër pas dështimit për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Kurti akuzoi opozitën se ka penguar një proces formal e teknik, duke vënë në pikëpyetje respektimin e rendit demokratik.

Sipas tij, deputetët e PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Listës Serbe votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve, një hap procedural që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së dhe që i hap rrugë betimit të deputetëve dhe formimit të institucioneve të reja.

“Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike,” shkroi Kurti, duke e quajtur situatën të paprecedentë jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin.

Ai theksoi se ndërsa qeveria e tij ka qeverisur “mbarë e mirë”, opozita “la nam dhe bën lajm të keq për shtetin”.

“Deputët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot”, u shpreh Kurti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.