Kurti valëvit ‘Macro-Shengenin shqiptar’, irritohet Rama: Nuk ka të tillë pa ‘Mini-Shengen’
I pyetur nga gazetarët nëse do të marrë pjesë Kosova në Mini-Shengenin ballkanik dhe a e ka diskutuar këtë çështje sot me Ramën, Kurti tha: “Ky ishte takimi ynë i parë, ka dhe shumë tema që do t’i trajtojmë dhe në të ardhmen. E trajtuam por shkurtimisht, por le të themi se takimi ynë i parë ishte më tepër për “Macro-Shengenin shqiptar” se sa për ”Mini-Shengenin ballkanik.”
Por, Rama e vazhdoi aty për aty, prerë: “Ne këtë temë e kemi diskutuar edhe më parë, por nuk besoj se ka “Macro-Shengen shqiptar” pa “Mini-Shengen ballkanik”, që nuk e di kush ia vuri këtë emër. Ne jemi konsistentë në vazhdën e procesit të Berlinit, të harmonizuar në veprimin tonë dhe na hapet rruga që na është mbyllur gjatë gjithë viteve për të hapur një hapësirë të përbashkët midis dy shteteve: Lëvizje të lirë jo vetëm të mallrave, por edhe të njerëzve, për shkak të rezistencës jo vetëm të Serbisë por edhe të shteteve të tjera.
Këtë rezistencë unë e kam thyer dhe le të mos humbasim kohë, sepse as Serbia as vendet e tjera nuk thonë dot se po bëjmë “Shqipërinë e Madhe”. E kam biseduar me Kryeministrin që të fillojmë bisedimet me agjencitë e sigurisë dhe agjencitë e tjera që të çlirojmë tregtinë nga barrierat.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



