E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush e sponorizoi intervistën e Erdogan për Top Channel ?Pse vëllai i madh Erdogan mbështet Ramën?
Publik News

Kush e sponorizoi intervistën e Erdogan për Top Channel ?Pse vëllai i madh Erdogan mbështet Ramën?

Të martën në mbrëmje Top Channel do të transmetojë një intervistë që drejtori i informacionit Sokol Balla ka zhvilluar me Presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan. Në këtë intervistë, qartazi Erdogan ka shprehur mbështetjen e tij për kryeministrin Edi Rama ndërsa është shprehur se: “Dua t’i uroj fat mikut tim të dashur, kryeministrit Edi në përpjekjet e tij. Po ashtu edhe presidentit të zgjedhur. Personalisht jam për një solidaritet mes tyre. Zgjedhjet në Shqipëri do të shënojnë fillimin e një epoke të re dhe unë besoj se shqiptarët do të fuqizojnë të ardhmen e tyre”.

Kjo deklaratë e paprecedentë e Presidentit të Turqisë është padiskutim një ndërhyrje e hapur në punët e brendshme dhe në zgjedhjet në Shqipëri, ndërhyrje e cila duket se është sponsorizuar me kërkesën e Kryetarit të PS-së, Edi Rama. Është e panatyrshme të bësh një krahasim mes shfaqjes së Rexhep Taip Erdogan në fushatën e vitit 2009 në krah të ish kryeministrit Berisha gjatë inaugurimit të Tunelit Rrëshen Kalimash pjesë e Rrugës së Kombit dhe intervistës së paprecedentë që po i njëjti persona, 100 herë më autoritar se 8 vjet më parë në shtetin e tij ka dhënë për televizionin qartazi në shërbim të Edi Ramës.

Prania e Erdogan 8 vjet më parë në krah të ish kryeministrit Berisha, më shumë se mbështetje për Partinë Demokratike, ishte qartazi një mbështetje për konsorciumin turk Bechtel-Enka, kompani e cila ndërtoi Rrugën e Kombit dhe gjatë fjalimit të tij në Thirrë, asokohe Erdogan nuk foli për asgjë më shumë sesa fakti që rruga bashkonte Shqipërinë me Kosovën dhe të dy këto vende me Turqinë, interesa për të cilat Presidenti i Turqisë i sheh qartazi të lidhura me interesin ekonomik të vendit që drejton dhe kurrgjë më shumë. Rasti i intervistës së Erdogan për Top Channel dhe mbështetja e hapur për Kryeministrin aktual, është diçka që i tejkalon raportet e miqësisë mes Shqipërisë dhe Turqisë, dhe ato mes popullit turk dhe shqiptarëve.

Intervista ndërhyrëse e Erdogan për zgjedhjet në Shqipëri, duket se është një kudërpërgjigje e Edi Ramës për mbështetjen që Donald Trump i dha Lulzim Bashës pak ditë më parë në Miluoki, ku edhe njëherë loja e gatuar nga kryesocialisti në tentativën për të marrë i vetëm timonin, është më shumë se e pisët.

Intervista ndërhyrëse e Erdogan për zgjedhjet në Shqipëri, duket se është një kudërpërgjigje e Edi Ramës për mbështetjen që Donald Trump i dha Lulzim Bashës pak ditë më parë në Miluoki, ku edhe njëherë loja e gatuar nga kryesocialisti në tentativën për të marrë i vetëm timonin, është më shumë se e pisët.

Pyetja është se çfarë do të mendonte babai i pavarësisë së Shqipërisë nga Turqia, Ismail Qemali për këtë rikthim në politikën e Haxhin Qamilit nën moton “Dum babën”?…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.