Kush është 33-vjeçari që plagosi biznesmenin në Laç 5 vite më parë
Ilir Xhepaj (Likaj) është një emrat e shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i Eduart Lamajt, për vrasjen e Bujar Likës, i njohur si miku i Ervis Martinajt dhe shokut të tij, biznesmenit Paulin Gjergji më 30 maj.
Mësohet se ai ishte i shpallur edhe më herët në kërkim nga policia për plagosjen e biznesmenit Zef Marku në vitin 2015.
Xhepaj e ka ndjekur Markun me makinë pas zënkës dhe e ka plagosur me armë zjarri ndërsa është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Në atë kohë ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



