E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është deputeti i Kurtit që votoi kundër mbështetjes së UÇK-së
Lajme

Kush është deputeti i Kurtit që votoi kundër mbështetjes së UÇK-së

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot një rezolutë në mbështetje të krerëve të UÇK-së që po përballen me gjyqin në Hagë. Nisma e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) u votua me një shumicë dërrmuese prej 90 votash pro, vetëm një kundër dhe asnjë abstenim.

Kundër rezolutës votoi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, duke mbetur i vetmi votë kundërshtuese në seancë. Ndërkohë, deputetët e Listës Serbe nuk ishin të pranishëm në sallë gjatë votimit.

Lidhja Demokratike e Kosovës shprehu mbështetje për rezolutën në parim, por kërkoi që në tekst të përfshihej edhe një pikë që lidhej me zbardhjen dhe dhënien e drejtësisë për vrasjet politike në Kosovë. Kërkesa u paraqit nga shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku.

Megjithatë, propozimi i LDK-së u refuzua nga PDK. Kreu i grupit parlamentar të kësaj force politike, Përparim Gruda, deklaroi se rezoluta ishte hartuar nga një grup ekspertësh dhe se nuk mund të pësonte ndryshime në këtë fazë. Pas këtij zhvillimi, deputetët e LDK-së vendosën të mos marrin pjesë në votim.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu u shpreh se çështja e vrasjeve politike do të trajtohej në një moment tjetër, por kërkoi që rezoluta për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së të votohej pa ndryshime. Pas përfundimit të votimit, Lushaku deklaroi se LDK ishte dakord me parimin e rezolutës, por jo me përmbajtjen e saj aktuale.

https://cdnimpuls.com/voxnews.al/media3/-640-0-fatos-geci-1770926049.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.