Kush është deputeti i PD-së që merr mandatin, thyhen urdhrin e opozitës
Listës së deputetët të opozitës që pranojnë marrjen e mandatit i shtohet edhe një tjetër person.
Alban Zeneli është kandidati i radhës nga lista e PD që ka pranuar mandatin e deputetit, duke dalë nga radhët e selisë blu, e cila u ka kërkuar ta refuzojnë.
Alban Zeneli është në listën e PD për Qarkun e Kukësit, e ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ duke shprehur vullnetin për të pranuar mandatin e deputetit.
Zeneli renditet tek ata kandidatë që kanë ndryshuar mendje, pasi ai ka firmosur lënien e mandatit në bllok. Madje në protestën e 5 Marsit, ai ka marrë fjalën duke djegur publikisht mandatin.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) këtë të hënë pritet të bëjë zëvendësimin e 6 mandateve të lëna nga deputetët e PD dhe LSI.
Në rendin e ditës të mbledhjes KQZ ka parashikuar dhënien e mandatit të deputetit Astrit Veliajt, kandidatit të listës shumëemërore të Partisë Demokratike, Qarku Berat, Lefter Maliqi. Ndërsa vendin e lënë bosh nga Viktor Tushaj i LSI në Lezhë do ta zërë Elda Hoti.
Sakaq, Nora Malajn, e zgjedhur deputete në Durrës nën siglën e LSI, e zëvendëson Edlira Hyseni. Mandatin e Vangjel Tavos po nga LSI në Gjirokastër, KQZ do t’ia japë Ediola Brahës. Ndërsa vendet e dy demokratëve Gent Strazimiri dhe Klevis Balliu në Tiranë dhe Korçë do t’i zënë në Kuvend respektivisht Ajlinda Halilaj dhe Ligoraq Karamelo.
6 deputetët e rinj do të betohen seancën e ardhshme parlamentare. Ata e çojnë në 10 numrin parlamentarëve të zëvendësuar. Pas betimit edhe të këtyre 6 deputetëve, Parlamenti shkon në kuotën e 92 deputetëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



