Kush është djali i deputetit të PS që u përfshi në rrahjen barbare në Krujë
U qakuzua për dhunë ndaj Xhisiela Malokut
shpallur në kërkim për ngjarjen brutale të ndodhur dje në Krujë, Rexhep Rraja djali i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, nuk është një emër i panjohur për policinë.

Disa vite më parë ai u përfshi në një çështje të bujshme, pasi akuzohej se kishte përndjekur dhe dhunuar vazhdimisht ish të dashurën e tij Xhisiela Maloku.
Në hetimin e këtij rasti Prokuroria mori dhe raportin e mjekut ligjor ku rezultonte se Xhisiela Maloku kishte dëmtimin në trup.
Më pas ajo e fundit tërhoqi denoncimet duke theksuar se e kishte bërë gjithçka nga xhelozia ndaj ish partnerit të saj.
Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator 2018, për t’u liruar tre muaj më pas pasi fitoi lirinë me kusht.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



