Momente të sikletshme këto për doktor Pëllumb Piperon.
Çim Peka e ka patur të ftuar përmes një lidhjeje live por e ka vendosur mesa duket në siklet me pyetjen. Peka i ka kërkuar të dijë drejtuesin e komitetit teknik të ekspertëve por doktori nuk ka thënë një emër.
‘Nuk më takon mua, nuk kam asnjë lloj tagri’, tha Pipero.
‘Kush është drejtuesi teknik, emrin. Po nuk është sekret shtetëror, doktor’, këmbënguli Peka ndërsa e gjithë kjo situatë shkaktoi edhe të qeshura te kreu i FSHF Armand Duka i cili me ironi tha:
‘Janë sekret emrat’.
Video



