Kush është Geri Buci që plagosi me thikë dy vëllezërit Hysa
Djali i biznesmenit në Burrel
Ardit Hysa 22-vjeç dhe Kristi Hysa 19-vjeç, janë dy të plagosur në Burrel. Dy të rinjtë janë goditur me thikë dhe ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës. Njëri prej tyre është transportuar me helikopter, ndërsa tjetri me autoambulancë.
Dy vëllezërit janë goditur nga një tjetër i ri, i identifikuar si Geri Buci.
Ky i fundit, është djali i një biznesmeni të njohur në Burrel, pronari i një restoranti, afër qendrës.
Buci është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



