E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është Joni Keta, kandidatura për kreun e BKH
Lajme

Kush është Joni Keta, kandidatura për kreun e BKH

Joni Keta, 37 vjeç, është kandidatura e propozuar nga Prokuroria e Posaçme për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, krahu ekzekutiv i #SPAK-ut. Gjatë muajit të shkuar, Keta ishte edhe një ndër bashkëbiseduesit e drejtorit për Çështjet e Europës Perëndimore e Qendrore të Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Fleming, në vizitën e tij në Tiranë.

Fusha e kompetencës së Byrosë Kombëtare të Hetimit është hetimi i veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe veprave të tjera penale të kryera vetëm nga zyrtarët e lartë, të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm.

Në bazë të Kushtetutës, BKH heton Presidentin e Republikës, Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin, anëtarët e Këshillit të Ministrave,
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorin e Përgjithshëm, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Kryetarin e Bashkisë, deputetin, zëvendësministrin,
antarin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, drejtues të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj, si dhe akuzat kundër ish- funksionarëve të sipërpërmendur.

Byroja heton këto vepra penale:

a. Korrupsioni aktiv/pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike;
b. Korrupsioni aktiv/pasiv i nëpunësve të huaj publikë;
c. Korrupsioni aktiv/pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendor;
d. Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike;
e. Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit;
f. Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë, etj;
g. Çdo vepër penale e kryer nga grupi i strukturuar kriminal, organizata kriminale, organizata terroriste dhe banda e armatosur, sipas përcaktimeve të Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.