E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është miku i Shullazit që akuzohet se i vendosi tritol biznesmenit
Lajme

Kush është miku i Shullazit që akuzohet se i vendosi tritol biznesmenit

Klajdi Gjeçi është autori i dyshuar i vendosjes së tritolit në makinën e pronarit të një pike intertesh në kryeqytet, ngjarje e ndodhur më 30 Nëntor 2017 në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë. 31-vjeçari nuk është emër i panjohur për policinë.

Klajdi Gjeçi njihet si pjesëtar i bandës së Emiljano Shullazit. Në vitin 2012 ai është proceduar për armëmbajtje pa leje, ndërsa në vitin 2015 për plagosje të rëndë me dashje. Në të dyja këto raste 31-vjeçari është lënë i lirë nga Gjykata, pasi çështjet janë pushuar.

Klajdi Gjeçi ka qenë person i dyshuar gjithashtu edhe për vendosjen e eksplozivit në banesën e ish-zv/drejtorit të Policisë së Tiranës Dorian Muça, ngjarje e ndodhur më 8 Dhjetor 2011. Në atë kohë, blutë e kryeqytetit kishin dyshime të forta se 31-vjeçari ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje kriminale si anëtar i bandës së Shullazit. Kjo ka qenë arsyeja që policia shkoi për kontroll në banesën e tij dhe e arrestoi për armëmbajtje pa leje. Por Gjykata më pas e la të lirë me pretendimin se policia duhet të kishte marrë urdhër gjykate për të kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit.

Sa i përket plagosjes së rëndë me dashje më 15 Maj 2015, Klajdi Gjeçi u la i lirë 4 muaj më vonë pasi i dhunuari Enton Nushaj tërhoqi padinë.

Ndërkohë, në Dhjetor 2015 u raportua se Klajdi Gjeçi u mor peng nga tre persona me një automjet BMW X5 me targa të paplota. Gjeçi u dhunua prej tyre dhe u mbajt peng deri sa u zbulua nga policia. Por, i dhunuari dhe autorët e dyshuar dhanë dëshmi kontradiktore në polici. Të dyshuarit pranuan se kishin pasur konflikt me një person, por ai nuk ishte Klajdi Gjeçi. Ky i fundit tha nga ana tjetër se nuk i njihte personat e arrestuar.

Së fundmi, ai dyshohet si personi që vendosi tritolin në makinën e biznesmenit Ndok Rajta më 30 Nëntor 2017, ku pati dëme materiale.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.