E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është Nikki Haley, ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut që pritet të ‘ndezë’ garën në zgjedhjet presidenciale
Lajme

Kush është Nikki Haley, ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut që pritet të ‘ndezë’ garën në zgjedhjet presidenciale

Nikki Haley, ish-ambasadorja e SHBA-së në OKB gjatë administratës Trump dhe ish-guvernatore e Karolinës së Jugut, është gati të shpallë kandidaturën e saj për Shtëpinë e Bardhë më 15 shkurt në Charleston.

Haley do të jetë kandidatja e parë republikane që do të sfidojë Donald Trump në zgjedhjet paraprake.

Mediat e huaja shkruajnë se Trump ishte në Karolinën e Jugut të shtunën në takimin e parë zhvilluar në kuadër të fushatës presidenciale të 2024. Donald Trump u shfaq në krah të guvernatorit Henry McMaster, që ka qenë ndihmës guvernator i Haley, si edhe anëtarëve të tjerë republikanë të këtij shteti.

Gjatë administratës së Trump, Haley u përplas disa herë me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, duke u bërë një emër i njohur për publikun.

Largimi i saj në vitin 2018 nga posti i ambasadores në OKB, nxiti spekulimet se ajo do të sfidonte zotin Trump në zgjedhjet e vitit 2020 apo synonte të zëvendësonte zëvendëspresidentin Mike Pence, por ajo nuk bëri asnjë prej këtyre.

Ajo u kthye në Karolinën e Jugut, ku bleu një shtëpi në ishullin Kiawah, iu bashkua bordit të kompanisë Boeing dhe nisi të mbante diskutime publike, për të cilat siç është raportuar merrte një pagesë deri në 200,000 dollarë.

Gjithashtu shkroi dy libra, një hap që zakonisht ndërmerret prej atyre që synojnë Shtëpinë e Bardhë. Në një intervistë të fundit në Fox News, Haley u shpreh se “nuk ka humbur kurrë një garë …”

Ndërkohë, një republikan ka theksuar se ish-guvernatorja është e bindur dhe se duket se e ka vendosur “se koha e saj është tani dhe se do të heqë dorezat përballë Trump”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.