E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është pedagogu që kërkon seks dhe para (Foto+ Emri)
Lajme

Kush është pedagogu që kërkon seks dhe para (Foto+ Emri)

Kemi dëgjuar dhe jemi ndeshur me raste të shumta ku në auditorët e universiteteve ndodhen pedagogë të cilët shfrytëzojnë “postin” e tyre në këmbim të marrjes së ryshfeteve.

Nga redaksia e emisionit “Stop”, u bë me dije që në puntatën e sotme do të transmetohej rasti i një pedagogu i cili kërkonte  afera seksuale ne këmbim të marrjes së disa lëndëve mbetëse.

Pedagogu  Denis Himci tregohej këmbëngulës duke i bërë komplimente dhe duke i premtuar vajzës veç marrjes së provimeve, edhe dhurata gjithashtu.

“Mallkuar ai që nuk të do ty, të çoj unë për ndonjë masazh. Zëre se unë jam engjëlli yt dhe do t’i plotësoj të gjitha nga A-ja te Zh-ja”.

Herë pas here vajza përpiqej t’i shmangej në mënyra të ndryshme, por pedagogu në fjalë vazhdonte  të mos merrte parasysh asnjë prej arsyeve që vajza mund t’i jepte.

Situata rëndohet me studenten, kur në këmbim të provimeve, duhet të japë trupin e saj për zinxhirin e marrjes së provimeve. Madje, ai është i gatshëm, që një kolegeje t’i blejë parfum, që kjo e fundit, t’ia japë provimet studentes.

Profesori-doktor i shkencave Denis Himci kërkon puthje, por është i pakënaqur me puthje në faqe…!!!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.