E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është shqiptarja që ruante 450 kg drogë, fanse e Mateo Salvinit (Emri-Foto)
Lajme

Kush është shqiptarja që ruante 450 kg drogë, fanse e Mateo Salvinit (Emri-Foto)

Itali- Autoritetet italiane kanë vendosur në pranga 36-vjeçaren shqiptare Jona Mullaraj.

Ajo cilësohet nga mediat e vendit fqinj si “Zonja e drogës” dhe dyshohet se kishte marrë përsipër ruajtjen e 450 kilogramëve drogë.

Dyshohet se është tradhtuar nga bashkëpunëtori i saj 45-vjeçar, i cili ka lajmëruar policinë se ka ndodhur një grabitje në një zonë të Milanos.

Me të mbërritur atje, autoritetet kanë ndjerë erën e rëndë të drogës dhe kanë zhvilluar kontrollet në shtëpi, ku fillimisht, është gjetur një sasi prej 80 kg drogë. Përfshirja e Mullaraj deri më tani është e paqartë, megjithatë autoritetet janë duke hetuar aktivitetin e saj.

Vlen të përmendet gjithashtu, se gruaja punonte në fushën e ndërtimit dhe njihej si një përkrahëse e partisë “Lega Nord”.

Po të shohësh llogarinë e saj në rrjete sociale, zbulohet se ajo publikonte foto me shumë politikanë të njohur, mes tyre, edhe Matteo Salvini.

Sakaq, Mullaraj ishte dhe skeptike ndaj vaksinës COVID-19 dhe sistematikisht në rrjete sociale, publikonte të dhëna e fakte që kundërshtonin aplikimin e vaksinës në popullatë.

1

2
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.