E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është zyrtari tjetër i BE që u arrestua me Federica Mogherinin?
Bota

Kush është zyrtari tjetër i BE që u arrestua me Federica Mogherinin?

Përmasat e një skandali të thellë korrupsioni në zemër të institucioneve europiane po zbulohen dita-ditës, duke tronditur strukturat më të larta të BE-së.

Federica Mogherini, ish-kryediplomatja e Bashkimit Europian dhe aktualisht rektore e “Collegio d’Europa”, është ndaluar në Bruksel në kuadër të një hetimi të gjerë mbi mashtrim, korrupsion dhe parregullsi të rënda në administrimin e një programi trajnimi për diplomatët e rinj të BE-së.

Sipas mediave belge, së bashku me Mogherinin është arrestuar edhe Stefano Sannino, ish-sekretari i përgjithshëm i Shërbimit Europian të Veprimit të Jashtëm (SEAE) dhe aktualisht drejtues i DG Mediterraneo në Komisionin Europian. Ai konsiderohej një nga figurat më me peshë brenda shërbimit diplomatik të BE-së.

Personi i tretë i ndaluar është një menaxher i “Collegio d’Europa”, por identiteti i tij nuk është bërë ende publik për shkak të hetimeve që vijojnë.

Operacioni është zhvilluar nga Prokuroria Europiane, e cila ka kryer kontrolle të gjera në zyrat e SEAE në Bruksel, si dhe në disa prej ndërtesave të “Collegio d’Europa” në Bruges, aty ku dyshohet se janë kryer parregullsitë.

Hetimet fokusohen në periudhën 2021–2022 dhe lidhen me mënyrën se si u shpërnda një tender për një program trajnimi 9-mujor për diplomatët e rinj të BE-së. Autoritetet dyshojnë se disa përfaqësues të Kolegjit mund të kenë pasur akses paraprak në dokumentet dhe kriteret e tenderit, duke krijuar avantazh të padrejtë dhe duke minuar konkurrencën.

Prokuroria po verifikon nëse janë kryer shkelje që përfshijnë korrupsion aktiv dhe pasiv, konflikt të interesit, shpërdorim detyre, shkelje të sekretit profesional dhe mashtrim me fondet e BE-së.

Para këtij operacioni, Prokuroria Europiane kishte kërkuar heqjen e imunitetit për disa nga zyrtarët e përfshirë, kërkesë që është miratuar përpara se të ekzekutoheshin arrestimet.

Nga ana tjetër, Komisioni Europian ka shmangur komentet, duke deklaruar se “çështja është pjesë e një hetimi aktiv”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.